TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 15:10

PD kërkon reformë të re në drejtësi, Kaso: Shteti që s’jep drejtësi është strukturë mafioze

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkon reformë të re në drejtësi, Kaso: Shteti

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën parlamentare, ku raportoi Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Ccela, tha se shteti që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze.

Ai tha se PD është e përkushtuar për një reformë të vërtetë në drejtësi, ku sipas tij, ndëshkon kapjen dhe përdorimin politik.

“Ne vijojmë të jemi për përkushtuar në një reformë të vërtet në drejtësi. Të bazuar tek përgjegjësi, meritokracia, balancimi i pushteteve. Dhe jo tek kapja dhe përdorimi politik.

Ne besojmë që një shtet që nuk jep drejtësi nuk është shtet ai mbetet një strukturë mafioze”, tha Kaso.

Më herët ishte deputeti i PD, Arjan Ndoji, ish-prokuror i Durrësit, që u shpreh se kriminaliteti është rritur me 32% në Shqipëri përgjatë viteve të fundit, ku sipas tij, ka ndodhur edhe pse vendi është shpopulluar.

Ai theksoi se nga karakteri i humanizmit shoqëria po shkon drejt atij hakmarrës.

“E para në një vend, ku shpopullimi ka arritur në shifra shumë të larta, dhe është rritur 30 deri 32% kriminaliteti. Ose kemi rritje të efikasiteti të organizimit ligjzbatues ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike që po qeveris vendin.

Nga parimi i humanizmit, po shkojmë drejt karakterin hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo sektor çdo klasë, me synim që mbretërimi të jetë i qetë”, tha Ndoji.

Lini një Përgjigje