TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 15:02

Avokati  i Popullit, kush janë 4 kandidatët që dorëzojnë aplikimet në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Avokati  i Popullit, kush janë 4 kandidatët që

Më 3 nëntor mbyllet gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli.

Report TV ka mësuar se deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura, mes të cilave edhe Genta Bungo, e cila shërbeu si Kryetare e "vettingut", KPK-së.

Në garë është futur edhe avokati Saimir Vishaj, por siç mësohet, dosja e tij e aplikimit ka paraprakisht mangësi në dokumentacion.

Shkëlqim Sulo, jurist që dikur ka përfaqësuar PDIU-në në KQZ, gjithashtu kërkon të bëhet Avokat Populli. Në garë është futur edhe Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.

Emra të tjerë do të priten edhe një javë, e më pas do të dëgjohen platformat e tyre pranë Komisionit të Ligjeve.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka insistuar që në postin e Avokatit të Popullit të zgjidhet Besim Ndregjoni, i cili drejton një nga shoqatat e ish të përndjekurve politikë. Nuk dihet nëse demokratët do t’i qëndrojnë deri në fund këtij qëndrimi apo do të ketë një tjetër emër.

Avokati i Popullit kërkon 84 vota. Tradicionalisht ky post i është besuar opozitës, por mosmarrëveshjet politike kanë bërë që zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, të zvarritet mbi 3 vjet.

Lini një Përgjigje