TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 14:36

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Masa e arrestit është ekstreme

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend:
Kryeprokurori Olsian Çela

Kryeprokurori Olsian Çela pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Pyetjes në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ai tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme.

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. Kemi sot probleme me realizimin e funksioneve nga prokurorët, sidomos atyre të rinj. Është e papranueshme që nga salla e gjyqit të kalojmë në ndalim. Ne i kemi kërkuar prokurorëve  që masa e arrestit të jetë masa e fundit ekstreme, në çdo rast vlerësimi duhet të bëhet shumë i kujdesshëm sesi do i aplikojmë veprat penale. Rasti në fjalë nuk duhej të ndodhte dhe pse mund të ketë hapësirë… masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme.”, tha ai.

Çela gjithashtu ai foli edhe për sigurinë e gjykatave.

Ai se ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht, duke theksuar se sa i përket sigurisë ka shumë vend për të përmirësuar.

“Nisur nga çështja që është diskutuar dhe ka të bëjë me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një magjistrat. Kjo lidhet edhe me gjendjen e godinave, stafet e trajnuara apo jo, sa i përket sigurisë, ka shumë vend për të përmirësuar. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht. Ne kemi bërë përpjekjet tona. Besoj se disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me policinë. Kjo ka nevojë për një qasje të koordinuar dhe rikonceptim sa i përket pjesës së sigurisë së magjistratëve. Nga prokurorët ka shqetësime që ne jemi munduar tu përgjigjemi”, tha Çela.

arrestimi i avokatit në elbasan Çela në kuvend

Lini një Përgjigje