TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 21:38

PD në “luftë” me ambasadorin e BE, Genc Pollo sulmon Silvio Gonzaton për pjesëmarrjen në paradën e LGBT

Shkruar nga Pamfleti

PD në “luftë” me ambasadorin e BE, Genc Pollo sulmon

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 21 prillit, Partia Demokratike ka hapur një front të ri përplasjeje – këtë herë kundër ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Prej ditësh, përfaqësues të PD-së kanë sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë institucionet europiane dhe ambasadorët, duke i akuzuar për heshtje dhe njëanshmëri. Sot, në shënjestër të tyre ka përfunduar personalisht ambasadori Gonzato, pas pjesëmarrjes së tij në paradën LGBT që u zhvillua në Tiranë.

Ish-ministri Genc Pollo, një nga figurat besnike të Berishës, reagoi ashpër në rrjetet sociale duke ironizuar angazhimin e diplomatit europian në çështjet e komunitetit LGBT, ndërsa sipas tij, injorohen vlerat e familjes dhe lindshmërisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se “jam këtu (në marshimin LGBT) në cilësinë e përfaqësuesit të institucionit…Puna që bëni ju, puna që bën Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është shumë e rëndësishme për anëtarësimin Shqipërisë në BE ... Jemi këtu për t’ju ndihmuar për të mbushur të gjitha angazhimet që keni marrë për planin kombëtar të veprimit për çështjen LGBT”

Pyetja ime për të: pse mungon ambasadori në marshimet pro familjes që ndërmerren periodikisht në Tiranë; ku mund të jepte kumte pozitive pro familjes e fëmijëve.

Kauza e këtyre marshimeve është absolutisht e rëndësishme edhe për shkak të krizës demografike; familja e lindshmëria janë pjesë e angazhimeve (në letër) të qeverisë dhe e politikave të BE-së.

Për ministren mund të bëhej e njëjta pyetje po druaj nuk ja vlen”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje