TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 18:52

Jo të gjithë do heshtin në PD/ Jorida Tabaku jep sinjalet e para: Humbja duhet të analizohet, rezultati u ndikua dhe nga kriza brenda nesh

Shkruar nga Pamfleti

Jo të gjithë do heshtin në PD/ Jorida Tabaku jep sinjalet e para:

Pa u mbyllur mirë rezultati i zgjedhjeve, Sali Berisha, doli dhe deklaroi se zgjedhjet u vodhën. Kjo është dhe alibia e tij, duke tentuar të shmangë dorëheqjen. Deri më sot i kanë shkuar pas vetëm besnikët, por jo të gjithë do të heshtin. Dhe sinjalet i ka dhënë Jorida Tabaku, e cila kërkon që të shihet edhe brenda vetes.  Në një intervistë, ajo tha se rezultati që mori koalicioni opozitar duhet të analizohet nga struktura dhe forumet drejtuese”.

Ajo tha se ndarja e ofertës opozitare dhe përçarja e elektoratit solli atë rezultat, pavarësisht se insiston në atë që PD tanimë e ka kthyer në kauzë sërish, parregullsinë e procesit elektoral.

Unë së bashku me kolegët në terren kemi parë njerëz të cilët dëshironin rotacionin politik. Mendoj se ju e keni vënë re edhe problematikat me sistemin i cili nuk arriti dot të përkthente dot votat në numrin e mandatave të caktuara dhe që arriti që për Partinë Socialiste numri i mandateve ishte më e madhe se mbështetja që morën realisht.

Ndarja e ofertës opozitare mendoj se ndikoi, pasi njerëzit ishin pak skeptik për të marrë pjesë në votime por së dyti ndikoi edhe në copëzimin e mbështetjes për opozitën dhe së treti janë duke u ekspozuar fakte se si janë organizuar zgjedhjet”, tha Tabaku në “News 24”.

Sipas saj, që në vitin 2013 Parlamenti asnjëherë nuk është ngritur në lartësinë e duhur për të arritur një reformë të plotë zgjedhore dhe raport pas raporti OSBE-ODIHR konstaton probleme kjo shkon përtej Partisë Demokratike dhe është sfidë për demokracinë. Por sipas saj, ky rezultat duhet analizuar së brendshmi.

Kjo që ka ndodhur me zgjedhjet e 11 majit, ka qenë në masë e organizuar për të mbajtur pushtetin. Partia Demokratike patjetër që do i bëjë proceset e veta.  Gjatë viteve të kaluar ne kemi bërë shumë gabime dhe nuk duam që debati i brendshëm të bëhet i jashtëm.

Duhet që Partia Demokratike të ndjekë rrugën e saj dhe duhet patjetër që këtë sfidë për procesin e zgjedhjeve ta vazhdojë paralelisht me procesin e brendshëm që çdo parti duhet të bëjë. Nuk është e vërtetë që opozita vetëm ankohet se cilido që ndodhet në opozitë e kanë konstatuar.... Ne duhet t’i lëmë Partisë Demokratike që t’i diskutojë këto gjëra së bashku me strukturat e saj. Unë mund të them se doktor Berisha është një figurë e cila për 34 vite ai ka ditur t’i marrë vendimet e tij për të mirën e partisë. Partia Demokratike nuk ka as një çast kohë për të humbur dhe nuk ka as një shans për të humbur, por vetëm të ecë përpara dhe të krijojë edhe aleanca dhe të tërheqë ofertën opozitare pranë saj. Sot është provuar se edhe copëzimi i ofertës opozitare e ndihmoi kundërshtarin por duhet të përmirësohemi”, tha ajo.

Lini një Përgjigje