
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur lidhur me gjendjen aktuale të kësaj force politike. Ajo theksoi nevojën urgjente që PD të ketë në krye një lider të vërtetë dhe jo një figurë të dobët apo të komanduar.
“Partia Demokratike ka nevojë për një lider të vërtetë, një drejtues që i jep zë dhe dinjitet opozitës, jo një kukull prej plasteline”, tha Açka për “Dritare Tv”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë të trazuar për Partinë Demokratike, ku tensionet dhe përçarjet e brendshme vijojnë të dominojnë diskursin politik.
Açka, një zë kritik brenda grupit parlamentar demokrat, ka qenë ndër të paktët që ka folur hapur për problemet e brendshme dhe nevojën për reformim të thellë.
Ajo shtoi se opozita nuk mund të funksionojë si alternativë reale përballë qeverisë nëse nuk gjen integritet dhe drejtim të qartë nga brenda vetes.
“Koha e eksperimentimeve ka mbaruar. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, të besueshme dhe të udhëhequr nga njerëz me karakter”, përfundoi Açka.
Lini një Përgjigje