TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2025, 22:52

“PD-së i duhen kuaj të fortë”, Sula "shpërthen" ndaj Berishës: Ma plasën derën në fytyrë, më quajtën SPAK-ist!

Shkruar nga Pamfleti

“PD-së i duhen kuaj të fortë”, Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të PD-së, duke treguar se është përballur me përjashtim dhe përçmim nga brenda partisë. Ai tha se ndonëse i ka dhënë PD-së gjithçka, u trajtua si i padëshiruar.

“Unë i ofrova Berishës kontributin tim, fytyrën time, financat e familjes sime për të bërë të mundur një sukses në zgjedhje, por mua ma plasën derën në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’. Këto janë problemet”, u shpreh ai në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Sula u shpreh i prerë se nuk është hipokrit për të qëndruar aty ku nuk e duan. “Unë nuk jam hipokrit të shtirem kur nuk më do kush. Unë nuk kam votuar kundër PD-së”, shtoi ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit. Sula nuk kurseu as Sali Berishën.

Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura.

“Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund”, tha ai.

Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula.

Lini një Përgjigje