TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2025, 20:57

Dashnor Sulës nuk i del inati me Berishën: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sulës nuk i del inati me Berishën: PD vuri galloshët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur lidhur me zgjedhjet e fundit dhe dështimin e Partisë Demokratike.

Sula u shpreh se PD rrezikon të dështojë sërish nëse nuk reformohet dhe nuk reflekton mbi gabimet e veta.

“Do të ishte çmenduri dhe tradhti ndaj demokratëve, një gabim i përsëritur disa herë. Nëse ndjek të njëjtën rrugë dhe ke të njëjtin përfundim, atëherë je budalla. Nëse vazhdojmë duke thënë na i vodhi, na i mori, na i bleu dhe nuk shikon veten tënde për t’u riformatuar, rezultati do të jetë po i njëjti në fund”, tha Sula për “A2 CNN”.

Ai kritikoi ashpër listat e kandidatëve të PD-së, duke bërë një krahasim me Partinë Socialiste. Sula shtoi se PS pastroi nga listat gangsterët, ndërsa PD vuri galloshët në listë të sigurt. Duket se Sulës, nuk i ka dalë inati me Berishën.

“Listat e PD-së në 2013, 2017 dhe 2021 kanë qenë më të mira se të PS-së. PS kishte të fortë, gangsterë, për të cilët u bë ligji i dekriminalizimit dhe disa janë sot në burgje. PS në 2025 i pastroi listat nga gangsterët, ndërsa PD-ja vuri galloshat në listë të sigurt, njerëz që nuk kanë vota dhe që u provuan në 2021, ndërsa ata që kishin vota u lanë në lista të hapura”, u shpreh deputeti.

 

Lini një Përgjigje