TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2025, 11:46

PD “tradhton” Alimehmetin, pushohet çështja për ankimimin e votave

Shkruar nga Pamfleti

PD “tradhton” Alimehmetin, pushohet çështja për

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, në cilësinë e Kolegjit Zgjedhor, ka vendosur të pushojë ankimimin e paraqitur nga Ilir Alimehmeti, kandidat i Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë dhe vendimet përkatëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendimin e gjykatës theksohet se kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë individualisht vendimet e KQZ-së apo të kërkojnë rinumërim votash, për sa kohë që nuk janë subjekt zgjedhor. Sipas ligjit, e vetmja që ka të drejtë të paraqesë ankimime të tilla është partia politike ose koalicioni që ka paraqitur kandidatin.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi pushimin e çështjes, duke e konsideruar padinë të paraqitur nga një subjekt i paligjshëm për të ushtruar këtë të drejtë.

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtonte sot më 12 Qershor ankimimin e Ilir Alimehmetit, kandidatit të Partisë Demokratike, i cili kërkon rinumërim ose rivlerësim të votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtonte ankimin, përbëhet nga gjyqtarët: Entela Shedula (Relatore);  Artan Çupi; Rexhep Bekteshi;  Ornela Naqellari; Enkel Peza.

Lini një Përgjigje