TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 14:40

Për inat të Kurtit, Edi Rama takohet me Haradinajn…

Shkruar nga Pamfleti

Për inat të Kurtit, Edi Rama takohet me Haradinajn…

Ky njeri e ka ndarë mendjen, o lufton deri në fund Albin Kurtin dhe Kosovën, o s’bëhet ndryshe. Po sikur të ishte vetëm kjo anë e medaljes do ishte mire, por ana tjetër është betejë për fitoren e Serbisë. Edi Rama ka pritur sot në takim Ramush Haradinajn. Pse?! Sepse ai është kundër Kurtit dhe po Lufton për rrëzimin dhe largimin e Kryeministrit të Kosovës, madje ka kërkuar dhe mocion votëbesimi në Parlament.

Edhe pse e ka sharë e sulmuar, madje edhe e ka kërcënuar me padi gjyqësore, Ramës nuk i nxihet e as i skuqet faqja të takohet me Haradinajn e të pajtohet mirë me të, sepse tanimë e kanë armikun të përbashkët dhe do bashkojnë fuqitë.

Edhe ata që ka pasur armiq, Rama i pret si vëllezër, vetëm Albin Kurtin nuk e trajton dot të tillë sepse qëllimin e ka më të madh, të mbrojë vëlla Vuçiçin. Pse duhet ky takim me Haradinajn pikërisht tani? Si opozitë?! Kjo s’ka logjikë, pasi Rama nuk është marrë vesh me Qeverinë, si do merret me opozitën që s’ka asgjë në dorë?! Ky takim duhej për të vazhduar me të gjitha mjetet që ka në dorë luftën kundër Albin Kurtit pra. Për takimin, sigurisht që s’ka reaguar Rama, por Haradinaj.

‘Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.’

Edhe ti o Haradinaj që ke luftuar vetë me armë në krahë kundër Serbisë e të kanë rënë familjarë dëshmorë, bën nga këto kompromise?! Apo e harrove ‘kokëmushkësinë’ tënde me taksën 100%?!

rama ramush haradinaj kurti

Lini një Përgjigje