
Kuvendi i Shqipërisë do të shprehet në seancën plenare të 13 shkurtit lidhur me Avokatin e ri të Popullit, funksion që vijon të mbahet nga Erinda Ballanca, mandati i së cilës ka përfunduar prej të paktën dy vitesh.
Në garën për Avokatin e Popullit janë 7 kandidatë, që tashmë kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve.
Mes emrave që kanë kaluar filtrin është edhe ish-nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, por edhe ish-këshilltari i Ilir Metës, gjatë kohës që ishte President, Bledar Dervishaj. Gjithashtu si kandidaturë është edhe Besim Ndregjoni, i cili drejton një prej shoqatave të ish të Përdjekurve Politikë, por edhe Vitore Tusha, e cila ka drejtuar Gjykatën Kushtetuese.
Kandidatët e kualifikuar janë:
Bledar Dervishaj,
Vitore Tusha,
Tartar Bazaj,
Besim Ndregjoni,
Dardan Mustafaj,
Edison Frangu
Erald Aga
Lini një Përgjigje