Politike 7 Qershor 2023, 22:44

Përçarja e PD-së, Spahiu kritikon demokratët: Kjo gjendje erdhi për shkak të servilizmit ndaj kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

Përçarja e PD-së, Spahiu kritikon demokratët: Kjo gjendje

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar situatën në të cilën ndodhet PD-ja sot, tha se kjo ka ardhur si shkak i paligjshmërisë së mbivendosur për vite me radhë brenda partisë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se PD-ja ka pasur këto konflikte prej vitesh, pasi sipas tij ka qenë demokraci fiktive.

Spahiu shtoi se PD-ja ka arritur në këtë gjendje pasi, sipas tij, demokratët brenda partisë gjithmonë kanë tentuar që të bëjnë servilin, për t’i pëlqyer kryetarit.

Sot Partia Demokratike me vulë apo pa vulë, pra Rithemelimi apo PD-ja zyrtare ngado që ta rrotullosh me bashkim apo pa bashkim, me Berishën, me Bashën, me këdo që ta zgjidhësh, qoftë dhe formula e një bordi kolegjial ka një kosto të pariparueshme e cila nuk e çon dot drejt një partie të parë.

Pse e them unë këtë? Sepse kjo ndodh aty ku paligjshmëria ka mbivendosur njëra-tjetrën për vite dhe vjen këtu në këtë situatë që jemi sot. Kjo situatë që ka ndodhur mbrëmë ka qenë gjithmonë në PD. Unë kam që në 8 dhjetor të 1990-tës, por nuk ka qenë në dukje. Pse? Sepse ka qenë demokraci fiktive. Kur fliste Ed Selami kundër partisë të gjithë e fishkëllenin apo e përqeshnin, jo se ishin kundër Ed Selamit, por që t’i dëgjonte kryetari që ishte aty dhe t’i hynin në zemër atij, pra ishte një demokraci e imponuar. Kështu ka ndodhur vit pas viti dhe kongres pas kongresi”, u shpreh Spahiu.

spahiu kritika demokratëve