
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Dropull, nuk la pa përmendur dhe gjuhën që kryeministri Edi Rama përdor para zgjedhësve.
Sipas Berishës, Rama përdor një gjuhë prej halabaku, që kurrë një politikan nuk mund të flasë në atë mënyrë. Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga kërcënimi dhe terrorizmi i zgjedhësve.
“Mos u mashtroni me fushatën e tij. Mund ti numëroj me dhjetëra e dhjetëra gjëra, por po i them vetëm një gjë. Shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku para zgjedhësve që nuk e përdor kurrë një politikan. Sot në Elbasan e kishte filluar me zorrën qorre dhe zorrën e trashë. Unë i them se mund t’ja kthej në shumë forma, por nuk po ndalem ta bëj gojën si të atij, por një gjë do t’ia them. Meqë je marrë me zorrën qore, mbrëmë falë shkatërrimit që i kë bërë sistemit të shëndetësisë për herë të parë të këtij vendi në 90 vitet e fundit një i ri u detyrua të niset nga Gjirokastra për të hequr zorrën qorre në Tiranë. Nuk ishte mundësi të operohej në Gjirokastër. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Ai gjithashtu akuzoi Ramën për vjedh shqiptarët me anë të projekteve publike, duke nisur nga projekti i Portit të Durrësit, e deri te inceneratorët, teksa shtoi se qeveria ka shkatërruar shëndetësinë dhe arsimin.
“Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i kë bërë këtij vendi, shkatërrimet që i ke bërë shëndetësisë, arsimit, shkatërrimit që i bën biznesit duke i thënë që do rris rrogat 900 euro, ti që firmose për llogari të ndërmarrjes tënde 420 mln euro djegësa që nuk ekzistojnë kund. Ti që po përvetëson me arabin tënd 5 mld euro portin e Durrësit se do të bëhesh edhe ti një Al Albar në Shqipëri, ti shkatërrove një djalë të sëmurë të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë apandesitin, sepse vodhe sistemin shëndetësor. Infermierët janë pa doreza, nuk kanë sapunë për të larë duart në spital. Të sëmurët ilaçet i blejnë privatisht. Po të ishe kryeministër, ti do ti jepje llogari qytetarëve për këto dhe do ti tregojë si do ta zgjidhje këtë katastrofë që ke krijuar kudo. Tani mendon se duke mbajtur në gojë zorrën qorre dhe zorrën e trashë do mund të paraqitesh, tjetër, do mund të paraqitesh si interesant. Por njeri më i papërgjegjshëm në Evropë nuk ekziston”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje