Politike23 Prill 2023, 16:13

“Berisha s’do e njohë humbjen më 15 maj”, Kreshnik Spahiu: Do të thotë m'i vodhën votat

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha s’do e njohë humbjen më 15 maj”, Kreshnik

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk do ta njohë humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi sipas tij ish kryeministri do të justifikohet me alibinë e përhersheme se votat ju vodhën.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu tha se humbja e Berishës në 14 maj, humb edhe çdo shpresë për rotacion në 2025, pasi sipas tij pushteti i Edi Ramës mund të rrëzohet vetëm nëse fitohen bashkitë e mëdha Tirana, Durrësi, Elbasani.

Humbja e thellë heq çdo shpresë që në 2025 të ketë rotacion politik, pushtetin e Ramës e rrëzon vetëm nëse fiton Tiranën, Durrësin, Elbasanin. Më 15 unë parashikoj daljen e Berishës në konferencë shtypi duke thënë na vodhën. Do vazhdojë të mos e njohë rezultatin, do thotë nuk hyjmë në zgjedhje, Rama nuk rrëzohet me zgjedhje por me revolucion, do thotë do vazhdojmë revolucionin, i njëjti avaz deri të shuhet”, tha Spahiu.

Gjithashtu ai shtoi se dashuria e popullit për Metën, Berishën dhe Ramën është tregues i nivelit të mjerimit që kanë. Sipas tij, një shoqëri e cila nuk fiton simpatinë për figurat e reja por vazhdon përfaqëson ata që e kanë varfëruar për 30 vjet tregon se është problem i popullsisë.

Është e mjerueshme për nivelin e popullsisë që të rrisë dashurinë për personazhe që kanë 33 vite në qeverisje dhe nuk janë konsumuar dhe ulin simpatinë për figura e reja. Dashuria e popullit tonë për Ramën, Metën e Berishën është tregues i mjerimit të nivelit të mediokritet shoqëror. Një shoqëri e cila nuk fiton simpatinë për figurat e reja por vazhdon përfaqëson ata që e kanë varfëruar është problem i popullsisë. Pra, ne jemi një popull që me këtë sondazh i meritojnë këta njerëz që na qeverisin”, tha Spahiu.

berisha zgjedhjet 14 maji