
Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të opozitës e cila u thirr me urgjencë nga kreu i PD, Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare.
Deputetët kanë pohuar se përsa kohë nuk do të respektohen procedurat, në Kuvend nuk do të ketë seanca të qeta plenare.
“Për sa kohë që kryeministri Edi Rama nuk do të vijojë me procedurat sipas renit të ditës, nuk do të ketë seanca të qeta plenare. Kërkohet përsëritja e seancës plenare të ditës së sotme, pasi nuk ka respektuar mbarëvajtjen siç e kërkon Kushtetuta”, raportoi gazetari Osman Stafa.
Kreu i grupit theksoi se Rama dhunoi të drejtat e opozitës, teksa u shpreh se do të kërkojnë ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit dhe votëbesimin e kabinetit ‘Rama 4’.
Për opozitarët, seanca ishte në shkelje të Kushtetutës, ndërsa Begajt i bëjnë thirrje që të mos i thërrasë ministrat për betim. Gjithashtu, grupi i PD-së, ka marrë vendimin për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, u shpreh se në mbledhje është vendosur:
1-Përsëritja e seancës solemne kushtetuese parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.
2-Presidenti të marrë praktikën parlamentare të asaj që ndodhi për të konstatuar se votimi është antikushtetues. Të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar për këshillin e ministrave pa pasur një seancë të rregullt votimi në Kuvend.
3-Nisjen e procedurave parlamentare mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, pasi nuk është kryetar Kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama.
Lini një Përgjigje