Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit janë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.
Në nisje të fjalës së tij, Rama ka folur sërish për përmbytjet që kaloi vendi ynë pak ditë më parë, duke thënë sërish se një ndër shkaktarët janë edhe mbetjet që hidhen kudo.
Ai ka vijuar justifikimet duke ia kaluar përgjegjësinë qytetarëve. Rama e lidh drejtpërdrejt situatën me mungesën e përgjegjshmërisë së tyre dhe thekson se ndotja e përditshme po kthehet në rrezik real gjatë reshjeve intensive. Kryeministri shtoi se përmbytjet treguan se qyetarët e trajtuan vendin si landfill.
“Nuk janë turistët e huaj që hedhin mbetje nëpër rrugë, e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet dhe hedh shihen e zbrazur të ujit apo të pijeve joalkoolike ose qesen plastike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku këtu futet edhe mungesa e një menaxhimi siç do duhej të mbetjeve të konsumit familjar në territorit rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetet të kullimit, siç ndodhi në shkozet, në Gjirokastër, në disa pika të tjera për të mos i numëruar të gjitha”, u shpreh Rama.
Kujtojmë se më herët Rama ka paralajmëruar ndëshkim për këdo që hedh mbetjet në kanale e prita.
“Faktori njerëzor ka peshën e vet. Unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale. Do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu”, tha ai më herët.
Lini një Përgjigje