Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend.
Këtë herë nëpërmjet një reagimi në Twitter, kryeministri ngre edhe shqetësimin e hedhjes së mbeturinave vend e pavend, duke ia vënë fajin qytetarëve.
Gjithashtu ai shton se ekipet dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë
"Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrin dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… *Shkozet", shkruan Rama.
Më parë, Rama ironizoi opozitën për akuzat ndaj tij për përmbytjet në vend, duke thënë se i ka mbetur pa kritikuar edhe për përmbytjet në shtetet e tjera të rajonit.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkroi Rama.
Prej ditës së martë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje, bllokim dhe prishje rrugësh dhe probleme të tjera për jetën e qytetarëve.
Sistemi i kanalizimeve nuk mund të funksionojë[Hidrovori]. Qeveria dha leje për ndërtimin e një porti detar aty ku ndodhet sistemi i shkarkimit të ujit. Dhe populli i Durrsit votoi për të njëjtën qeveri! Në fund të fundit, situata "Unë e bëra, dhe duhet të vuaj". A duhet ta fajësojmë Kim Jon Un për këtë? Apo Maduron?
Po kanalet kulluese përse nuk i pastroni pushtet i pastroni sa për sy e faqe duke bëre foto që pastroni fajin e ka qeveria ministria bujqësisë dhe bashkitë e rretheve ku ka përmbytje
Se kanalet vaditese nuk jane prone e qeverise por e atyre qe marrin ujin te cilet duhet te paguajne sherbimin. Mjaft duke marre pare nga taksat e shtetit per ca barishte plot me psticide dhe me te shtrenjta se importi