TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 10:19

Përmendet në dosjen e Ahmetajt, Fadil Nasufi: S’kam lidhje me inceneratorët, një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët

Shkruar nga Pamfleti

Përmendet në dosjen e Ahmetajt, Fadil Nasufi: S’kam lidhje me

Deputeti socialist Fadil Nasufi ka folur në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen e ish ministrit Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me dosjen dhe as me ish-ministrin.

“S’kam lidhje me inceneratorët dhe asnjë procedurë për atë që diskutohet për Ahmetajn. Ç’lidhje kam unë me këtë, një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët sado i ligë të jetë”, u shpreh Fadil Nasufi.

Gjithashtu, deputeti socialist, Baftjar Zeqo ka deklaruar sot për mediat se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin.

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për inceneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im. Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, u shpreh Zeqo në një deklaratë për mediat.

Kjo deklaratë vjen pasi emri i tij del në hetimet e  SPAK, ku Arben Ahmetaj i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të presë Mërtirin.

 

fadil nasufi dosje ahmetaj

Lini një Përgjigje