TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2023, 15:47

Përplasja në PD, a mund të shkojë sërish në gjykatë debati për vulën e partisë?

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja në PD, a mund të shkojë sërish në

Më 29 korrik Lulzim Basha dhe Gjergj Hani do të kërkojnë nga demokratët që t’i votojnë për të drejtuar partinë. Por kjo datë votimesh dhe gjithë procesi partiak i ndjekur gjatë qershorit nga një pjesë e kryesisë së partisë Demokratike kundërshtohet nga një pjesë tjetër që ka në krye sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhin.

Edhe këtë herë, si në vjeshtën e 2021-it përplasja mes dy grupeve është për detajet. Kryesia pro zgjedhjeve mendon se e ka fuqinë për të bërë ndryshimet e nevojshme në bazën e partisë, ndërsa Bardhi me mbështetësit e tij thekson se vendimmarrje të tilla janë anti-statuore.

Më 20 qershor u mblodh Këshilli Kombëtar PD, ku kuorumi i plotësuar me drejtuesit e degëve të emëruar së fundmi kundërshtohet nga grupimi Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm bashkë me grupin e deputetëve që e mbështesin kundërshtojnë mbledhjen e Këshillit më 20 qershor, duke theksuar se në Gjykatë figuron një tjetër përbërje e këtij organi partiak.

Kjo kundërshti mund të jetë është shkaku i një përplasje të re në gjykatë mes këtyre dy grupimeve të krijuara në 4 javët e fundit.

Grupi Bardhi ka paralajmëruar se do bëj një verifikim të anëtarëve që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor dhe më pas mund të ketë sërish një mbledhje të Këshillit kombëtar ku të hidhen poshtë vendimmarrjet e deritanishme nga kryesia po edhe këshilli.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo përplasje e re në PD që zanafillën e saj pati në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 6 qershor, ku dy grupimet kishin qëndrime të ndryshme për mënyrën se si do duhej organizuar partia, nga baza në qendër, apo nga qendra në bazë./EuronewsAlbania 

pd vula parti debat

Lini një Përgjigje