TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2023, 07:20

Plagosja e ushtarëve të KFOR-it në veri , Begaj: Sovraniteti i Kosovës nuk duhet vihet në pikëpyetje

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e ushtarëve të KFOR-it në veri , Begaj: Sovraniteti i

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Kreu i Shtetit thotë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk mund të vihet në pikëpyetje nga askush, por gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve kosovare që të kenë më shumë durim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike. Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, shkruan Begaj në rrjetin social.

Plagosja e ushtarëve të KFOR-it në veri , Begaj: Sovraniteti i

begaj kosova tensionet në veri

Lini një Përgjigje