TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 21:20

“Plas” mes Ramës dhe Doshit/ PS nis spastrimin e drejtorëve të PSD në Shkodër, valë largimesh!

Shkruar nga Pamfleti

 

“Plas” mes Ramës dhe Doshit/ PS nis spastrimin e
Rama-Doshi

Socialistët mblodhën firmat për ta shkarkuar, dorëzon detyrën kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër...

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi drejtorët e emëruar nga Tom Doshi kanë filluar të zëvendësohen. Edi Rama shumë drejtori e dikastere ja ka dorëzuar Tom Doshit që në zgjedhjet e 2021, në këmbim të votave në Parlament, sidomos në zonën e Shkodrës. Por postet u shtuan pas zgjedhjeve vendore. Një prej institucioneve që mori Partia Social Demokrate ishte Këshilli i Qarkut në Shkodër. Në krye të tij u vendos Marina Duhani.  

“Plas” mes Ramës dhe Doshit/ PS nis spastrimin e
Marina Duhani

Ajo u emërua në këtë post në qershor të vitit 2023 në kuadër të një pakti PS-PSD edhe për zgjedhjet vendore, ku PS korri për herë të parë fitore në Shkodër. PSD ka këmbëngulur në marrjen e këtij posti, nisur edhe nga fakti se në nivel qarku, kjo forcë politike ka siguruar numrin më të madh të këshilltarëve, 37, ose një më shumë se PS- ja. Por mësohet se ajo sot ka njoftuar dorëheqjen, por që sipas burimeve ka qenë dorëheqje e imponuar. Ajo do të zëvendësohet nga Edmond Ndou.

“Plas” mes Ramës dhe Doshit/ PS nis spastrimin e
Dorëheqja

Mësohet se Duhani u dorëhoq nga detyra teksa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ku ishte siguruar shumica absolute e firmave.

“Plas” mes Ramës dhe Doshit/ PS nis spastrimin e
Edmond Ndou

Ndërsa Edmond Ndou aktualisht është edhe kryetar i grupit të Këshilltarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak Shkodër. Më herët ai ka qenë edhe koordinator i LSI-së për Shkodrën ndërsa me largimin e deputetit Agron Çela nga kjo forcë politike dhe bashkimin e tij me PS, Ndou shkoi pas tij.

Por nuk mbyllet me kaq. Mësohet se kanë paraqitur dorëheqjet edhe Rezarta Pode nga Illyrian Guard për Shkodrën dhe drejtori rajonal i ARRSH- së Ervin Sadiku. Që të dy janë nga radhët e PSD. Pra duket se tashmë buka mes Ramës dhe Doshit është thyer dhe kanë nisur spastrimet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje