TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 21:09

Po mbyllte fushatën, Arlind Qorit i fikin dritat sapo merr fjalën

Shkruar nga Pamfleti

Po mbyllte fushatën, Arlind Qorit i fikin dritat sapo merr fjalën

Kandidati i "Lëvizja Bashkë" për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Arlind Qori ka mbyllur fushatën elektorale në kryeqytet, teksa gjatë fjalës së tij me qytetarët i ka ndodhur një incident.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kandidati i “Lëvizja Bashkë” shkruan se gjatë takimit mes aktivistëve dhe mbështetësve për mbylljen e fushatës, në Pallatin e Sportit, Farie Hoti kanë ikur dritat dhe Qori e ka mbajtur fjalën në errësirë.

"Sapo fillova fjalën sot, pallatit të sportit Farie Hoti i ikën dritat. Erdhën pas pesë minutash. Dy minuta më vonë i rihoqën. I falënderova, me mendje. Më dhanë mundësi të flas siç ma do zemra, me zë të lartë dhe pa mikrofon. Tiranën do ta bëjmë BASHKË qytet të jetueshëm!", shkruan Qori.

Po mbyllte fushatën, Arlind Qorit i fikin dritat sapo merr fjalënPo mbyllte fushatën, Arlind Qorit i fikin dritat sapo merr fjalënPo mbyllte fushatën, Arlind Qorit i fikin dritat sapo merr fjalën

arlind qori fushate drita

Lini një Përgjigje