
Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të marte në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve demokratë.
Ai tha se në fokus të takimit ishin reforma zgjedhore dhe komisioni i kësaj reforme, për të cilin kanë kërkuar ndryshim të përbërjes.
Sipas Berishës, Rama po përgatit një atentat ndaj pluralizmit, duke tentuar që të emërojë përfaqësuesit e opozitës.
“I diskredituar ndërkombtarisht, nuk pranon një diskutim të hapur dhe jashtëzakonisht shqetësuese të krijuar nga Beogradi dhe Rusia. Nga ana tjetër ka dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, po përgatite për të marrë votat që ti emëroj opozitës përfaqësuesit të saj. Opozita është e vendosur të qëndroj në mbrojte të të gjithë atyre. Në mbledhje u diskutua dhe çështjet e rendit e ditës. Ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha ai.
Lini një Përgjigje