TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 10:28

Policia/ 8 nga 12 drejtorët e rinj pa veting; drejtori i Tiranës, Elton Allushi me 3 dosje penale, Elidon Çela i Vlorës, marifet tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Policia/ 8 nga 12 drejtorët e rinj pa veting; drejtori i Tiranës,

Krye polici Ilir Proda, u vendosi pikët sipas udhërit nga kupola, ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i shpalli 12 drejtorët si “gjenerata e re drejtuese e policisë, që do luftojtë krimin”, kur ata kanë nga 15-20 vite në poste drejtuese që e kanë lejuar krimin dhe kanë bashkëpunuar me të…

Pas konkursit për 12 drejtorët e policisë në qarqe, u vendosën ata që kishte paracaktuar grupi i Bablokut, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Krimeve, Neritan Nallbati, vendosën pikët sipas urdhrit të kupolës.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i shpalli 12 drejtorët si “gjenerata e re dhe e pastër drejtuese e policisë, që do luftojtë krimin”, kur ata kanë nga 15-20 vite në poste drejtuese që e kanë lejuar krimin dhe kanë bashkëpunuar me të.

Por edhe sikur konkursi të ishte real, ai është nul ligjërisht, sepse 8 nga 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe, janë pranuar në konkurim dhe janë përzgjedhur e emëruar, pa kaluar në procesin e vettingut policor, madje 7 prej tyre pa certifikata sigurie.

Pa kaluar në procesin e vetingut, janë këta: Erion Ahmeti i emëruar drejtor policie në Korçë, Luigj Vathi drejtor në Berat, Artion Duka në Dibër, Gentian Berberi në Kukës,  Skënder Hita në Fier, Elidon Çela në Vlorë dhe ViIson Bala drejtor në Durrës.

Ndërsa 4 drejtorët e rinj që kanë kaluar në vetting, janë Elton Alushi i emëruar drejtor policie në Tiranë; Fatmir Hoxha në Elbasan; Fatmir Lleshaj në Shkodër dhe Altin Mërizaj në Gjirokastër.

Sipas ligjit për policinë e shtetit, asnjë efektiv policie, nuk mund të aplikojë e emërohet në poste drejtuese që janë subjekt i ligjit të vettingut, pa kaluar më parë në procesin e verifikimit për pasurinë, profesionalizmin, figurën dhe integritetin personal të tyre e të familjarëve të afërt.

Por krye polici i ri i Tiranës, Elton Alushi, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë-Vlorë, megjithëse më 19 shtator 2024, ka kaluar vettingun, rezulton me 3 dosje penale nga Prokuroria e Tiranës dhe probleme me integritetin e çertifikatat e sigurisë.

Është çudi, që drejtori Elton Alushi ka kaluar vettingun nga komisioni i ri-vlerësimit strukturë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kur vetë kjo Agjenci e ka kallëzuar penalisht, ndërsa Prokuroria e Tiranës, konfirmon se qysh prej vitit 2019, ka 3 dosje penale, dy prej tyre ende në proces hetimi për shpërdorim detyre, korrupsion e bashkëpunim me krimin.

Po kështu, me Vendim nr. 30, datë 16 shtator 2021 të Drejtorit të Policisë Durrës, Elton Alushit, i është dhënë masa “Vërejtje” për abuzime gjatë detyrës Shef Komisariati në Durrës.

Ndërsa drejtori i ri i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, në bashkëveprim me ish-Drejtorin Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka përdorur një marifet tjetër për t’i shpëtuar përballjes me vettingun.

Më 17 janar 2024, krye policit të ri të Vlorës, Elidon Çela, i është ndërprerë procesi i kalimit në vetting, sepse në datën 12 dhjetor 2023, ai dha dorëheqjen si Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore-Tiranë dhe u largua me dëshirë nga policia, për t’i shpëtuar shkarkimit me vetting

Por brenda datës 12 dhjetor 2023, Met Rrumbullaku e riktheu në polici, si Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë e Policisë, ku sipas ligjit nuk e përfshin vettingu.

Ndërsa ministri Ervin Hoxha dhe drejtori Ilir Proda e futën në garë, e përzgjodhën fitues dhe e emëruan Drejtor Policie të Vlorës, si “drejtues të gjeneratës së re që do luftojë krimin”./Pamfleti

policia elton allushi

Lini një Përgjigje