TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 16:06

“Politikanët hajdutë, skllevër të Bankers”, Murrizi: Ka deputetë që marrin deri në 400 mijë euro pagesa (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Politikanët hajdutë, skllevër të Bankers”,

Ne e blemë naftën më shtrenjtë në këtë vend, edhe pse ky vend ka naftë, sepse ngrohen xhepat e atyre që kanë qeverisur këtë vend...

Myslim Murrizi, ish-deputet i PD-së, ka publikuar në rrjetet sociale një video të 5 viteve më parë kur ai denonconte nga salla e Kuvendit skandalin me Bankers Petrolium.

Në atë kohë, Murrizi ishte i vetmi ndër ligjvënësit që denonconte se si kompania ia kishte mbyllur gojën të gjithë politikanëve hajdutë në këtë vend, dhe atyre që e kishin qeverisur Shqipërinë nga koha kur kjo kompani hyri në vend.

Autoriteti e ka gjobitur kompaninë Bankers, e cila merr e shet naftën dhe nuk paguan asnjë lekë tatim në shtet, pse nuk e përmendi, të gjithë paguheni atje?

E vërteta është se 1 milionë tonë në vit naftë ikën në tregjet e huaja me 15 euro më lirë se sa ajo e ka marrë ajo rafineri.

Se ka deputetë me zyra avokatie dhe marrin nga 400 mijë euro nga Bankers. Boll dhe mos u bëni ortakë me hajdutët e Bankersit që nuk paguajnë asnjë lekë tatim-fitimi, me ata hajdutë që u gjobitën me 100 mln euro, ndërsa Ministria e Financave e bllokoi gjobën dhe nuk e paguan.

Ne e blemë naftën më shtrenjtë në këtë vend, edhe pse ky vend ka naftë, sepse ngrohen xhepat e atyre që kanë qeverisur këtë vend”, deklaronte Murrizi në Parlament në 2020, ndërsa videon e shoqëron me reagimin e mëposhtëm.

Postimi nga Myslim Murrizi

Kjo është fjala ime në Parlament në qershor 2020 ku flas për kompaninë Bankers Petrol që iu ka mbyllur gojën pothuajse të gjithë politikës shqiptare se ju ngroh xhepat prej vitit 2004.

Një sqarim edhe për disa komentues qelbanikë që më kërkojnë llogari pse nuk kam folur kur ishte PD në pushtet pra në vitet 2005-2013.

E para në ato vite nuk kam pasur ku të flas se nuk kam qenë në asnjë funksion politik, publik, shtetëror apo në administratë, por thjesht qytetar si 5 milionë shqiptarë.

E dyta nuk ka patur fb e rrjete sociale që të flisja e të shkruaja në profilin apo faqen time si sot.

E treta kam folur para 5 vitesh dhe jam i vetmi nga politika dhe Parlamenti që kam folur disa herë për këtë kompani mashtruese dhe hajdute që ka bërë “skllevër” të saj të gjithë hajdutët e politikës majtas, djathtas apo në mes e në cep.

Prandaj nuk iu kthej përgjigje asnjë fundërrine apo idioti që më kërkon llogari si kafshë e çmendur nga trutë e kokës me komente debili në fb.

Kush ka kohë dhe nerva të harxhoj 10 min kohë ta dëgjojë e të mari vesh që ky realitet është edhe me disa konçensione të tjera në Shqipëri dhe askush nga ata plehra që ju votoni nuk ka folur e nuk flet se janë të tredhur nga padrinot që ju vënë emrin në lista.

Lini një Përgjigje