TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 13:31

Shkarkimi i drejtorëve të PS në Vlorë, Berisha shqetësohet për largimet e Ramës: Akte të tilla ndodhin vetëm në Korenë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i drejtorëve të PS në Vlorë, Berisha
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sote në një konferencë për mediat ka folur lidhur me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë Vlorë.

Berisha u shoreh se akte të tilla ndodhin vetëm në Korenë e Veriut.

Berisha e cilësoi këtë vendim si një tjetër akt të kokave të turkut, teksa theksoi se vetëm një parti-shtet asgjëson qeveritë vendore.

“Vetëm një parti-shtet asgjëson qeveritë vendore. Shkarkimi i drejtorëve është një tjetër akt që tregon kokat e turkut. Nuk pranojmë kurrë akte të tilla që ndodhin vetëm në Korenë e Veriut… Nuk u tha se çfarë urdhri kanë zbatuar apo s’kanë pranuar nga kryetari  tyre i bashkisë marrin urdhra nga kryetari i Bashkisë, jo kryeministri. Po bëj gjithçka për të zbuluar. Drama e Elbasanit, vazhdon djegia e plehrave tek djegësi i Elbasanit që Rama ua serviri si kulmin e suksesit, për të cilin mashtroi, pasi vodhën bashkë me Ministrat sollën një teneqe që s’ka funksionuar një ditë. Tani u thotë shqiptarëve hani kokat e drejtorëve të Vlorës”, tha Berisha.

 

sali berisha shkarkimi i drejtorëve të ps në vlorë

Lini një Përgjigje