TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 14:48

Rama "mbyll sytë" për Elbasanin, paralajmëron takime intensive në qarqet e tjera pas Vlorës dhe Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Rama "mbyll sytë" për Elbasanin, paralajmëron takime
Edi Rama

Pas takimit të djeshëm në Vlorë dhe atij sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime pasuese edhe në qarqet e tjera të vendit.

Gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të jenë dy javë intensive ku deputetët do të mbledhin në terren të gjitha shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve.

“E pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi Kemi zhvilluar dy takime do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe pastaj në Fier, në Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në tiranë zhvilluam një takim që dje nuk u bë i plotë lidhur me muajin që kemi përpara dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve", tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë takimet do të kenë në fokus hapësirat publike që pengojnë frymëmarrjen qytetarëve në blloqet e banimit. Krahas tyre do të shihen edhe çështje të mbartura nga fushata.

“Por në këto qytete me fokus te hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe ka gjithfarë lloj trarësh e pengesash të krijuara nga koha që pengojnë frymëmarrjen e qetë e të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit. Deputetët së bashku me drejtuesit dhe përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm do të shohin dhe çështje të tjera që i kanë parasysh nga fushata. Por do jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit se është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz e lagje në qytete të mëdha; ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse siç është evidente”. , tha ai.

Ndërkohë, pavarësisht këtyre daljeve dhe paralajmërimeve publike, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim për masakrën mjedisore në Elbasan.

Lini një Përgjigje