
Silva Caka, nga radhët e Partisë së Ilir Metës nga sot do të jetë pjesë e qeverisë, duke lënë pas jetën në opozitë.
Caka u emërua nga Edi Rama në detyrën e zv/ministres së Brendshme. Si duket ky post e ka “joshur” për t’i dhënë duart Partisë së Lirisë dhe për të harruar akuzat që vazhdimisht ka lëshuar ndaj qeverisë Rama, që tashmë është edhe pjesë.
Konkretisht Caka, e cila dikur mbante edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, në një deklaratë të 20 shkurtit 2024 u bënte thirrje qytetarëve që të protestonin kundër qeverisë së udhëhequr nga PS dhe kryeministri Edi Rama.
Ajo shprehej një vit më parë se qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet dhe se çdo shqiptar kishte “një mijë e një arsye për të protestuar”.
“Nëse ke qoftë edhe një arsye, sado e vogël dhe e parëndësishme mund të të duket, dil e protesto! Dil sot e protesto, eja, sepse shumë shpejt ajo arsye e vogël do kthehet në një problem shumë të madh e të pazgjidhshëm. Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti, me dashje, mos ki shpresë se ata do reflektojnë e do ta rivendosin të drejtën tënde. Bëhu ti ai që zgjidh dhe zgjedh”, shprehej ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Caka mësohet se është larguar edhe nga radhët e Partisë së Lirisë, para se të merrte një hap të tillë në karrierën e saj publike.
Më herët, Caka ka qenë deputete e Kuvendit gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama kur bashkë-udhëhiqte koalicionin me Ilir Metën dhe LSI-në.
Gjithashtu prej vitesh ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të LSI dhe PL-së, si Lëvizja e Gruas brenda partisë apo Sekretare për Marrëdhënien me Publikun.
Race shqiptari hesapi, race muti! Prandaj kjo race nuk do bej asnjehere hajer ne kete planet. Race bythelepirese, pa shtylle kurrizore, shitet per para! Keto kuckat se kane per gje te shkojne nje xhiro me udheheqesin suprem. E quajne nder!