TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 14:17

Rama "peshkon" sërish te partia e Metës, emëron Silva Cakën zv.ministre të Brendshme

Shkruar nga Pamfleti
Rama "peshkon" sërish te partia e Metës, emëron Silva
Silva Caka dhe Ilir Meta

Silva Caka, ish deputete e LSI, është emëruar zv.ministre e Brendshme në mbledhjen e qeverisë. Ajo është emri i radhës që Rama peshkon në radhët e partisë që drejtohet nga Ilir Meta.

Më herët, Rama ka kapur nga kjo forcë politike, Indrit Brahimllarin, ndërsa duket i hapur për të peshkuar të tjerë emra nga opozita.

Në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 4”, që nisi në orën 12:00, u shkarkua nga detyra edhe Erion Veliaj, lëvizje që hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Ish i LSI i katapultuar tashmë si këshilltari i PS, Endrit Brahimllari gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, propozoi që të bashkohen 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS, PD dhe Endri Shabanit. 

Brahimllari tha gjithashtu se Tirana ka nevojë për drejtues të ri pasi duhen çuar para punët dhe projektet.

“Duhet të sqarojmë publikun dhe qytetarët, ne nuk jemi institucione gjyqësore që marrin vendim mbi veprimtarinë në të cilën ndodhet kryebashkiaku. Detyra jonë është të flasim për interesin qytetar, detyra jonë si të zgjedhur vendos është të ngremë shqetësimin kur punën nuk shkojnë siç duhet.

Kjo kërkesë sot u bë realitet, teksa këtë të enjte, 25 shtator, Këshilli i Ministrave ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Pasi "zhduku" politikisht Veliajn, Rama ka filluar edhe shpërndarjen e posteve.

Gjithashtu ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë. 

silva caka emërohet zv.ministre

2 Komente

  1. l
    latifi

    Kjo tregon se si peshkohen shqiptaret per nje kocke.

    1. b
      beni

      Thjesht njerez pa dinjitet, pa kocke, pa memorie mosmirenjohes. Por leku pushtetit blen kedo, presionon kedo, tjeterson kedo. Nuk e pate si e trajtoi keshillin bashkiak te Tiranes! Si lecke kepucesh, te gjithe ne rresht lepinin ate qe kishin peshtyre. Kush mban mend mbledhjet e plenumit ku behej gjyqi i figurave me te aferta me diktatorin, qe denoheshin me vdekje. Rama do mbeten ne histori si shkaterruesi qe i ka berr demin me te madh ketij populli ne histori.

      Lini një Përgjigje