TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 11:19

Presidenti Begaj zbulon çfarë diskutoi me Ursula von der Leyen: Të përkushtuar për të hyrë në BE

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj zbulon çfarë diskutoi me Ursula von der Leyen:
Presidenti Begaj takim me Ursula von der Leyen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian si një mision dhe interes kombëtar.

Begaj e quajti këtë proces si një ëndërr 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë shqiptare.

Ai nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar në reformat e nevojshme, jo vetëm si detyrë, por për të përmirësuar mirëqenien dhe begatinë e qytetarëve.

Gjithashtu, Begaj shtoi se vendi mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në misionet evropiane për paqe dhe stabilitet.

Presidenti përmendi se anëtarësimi në BE nuk shihet si dhuratë, por si një meritë dhe investim në stabilitetin e Evropës.

Lini një Përgjigje