
Arrestohet nga policia kandidati për deputet Qani Xhani, i cili mund të futet në Parlament pas dorëzimit të mandatit nga Luçiano Boçi.
Ai është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar makinë në gjendje të dehur.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen në rrugë. Pas aksidentit, Xhafa është arrestuar nga efektivët e policisë.
Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit. Ai ishte renditur në vendin e 8 në listën e kandidatëve për deputetë, pas Luçiano Boçit i cili arriti të sigurojë mandatin.
Boçi prite të kandidojë për kryetar bashkie dhe pasi të dorëzojë mandatin, vendin e tij do e zërë Xhani.