Kronike13 Mars 2023, 17:23

Atentati në “Don Bosko”, Anila Hoxha: Fatjon Murati është i lirë për faj të gjyqtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në “Don Bosko”, Anila Hoxha: Fatjon Murati

Atentati në “Don Bosko” me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve kishte si shënjestër Fation Muratin, person me precedent penal.

Gazetarja Anila Hoxha thotë tha se Fatjon Murati është i lirë për faj të gjyqtarëve.

Ajo theksoi se ai duhej të ishte në burg për veprat penale që kishte kryer, ndërsa nuk ndodhej në shtëpi edhe pse ishte me masën “arrest shtëpie’.

"Kemi dy vendime që i transmetuam edhe në edicionin e lajmeve që tregojnë se drejtësia dhe institucionet shqiptare nuk bëjnë një punë hetimore, por vetëm i gërvishtin anëtarët e grupeve kriminale, vetëm në momentet e para ideklarojnë sa për sy e faqe për mediat si njerëz të rrezikshëm, por secili prej tyre jep një kontribut të devotshëm që këta të dalin jashtë. Njëri vendim tregon se Fatjon Murati ka rrezikshmëri të lartë shoqërore për këtë arsye duhet lënë në arrest me burg, vendimi tjetër konsiston se për individin nuk provohet prezenca e rrezikshmërisë së veçantë, është i parrezikshëm thotë gjykata, madje thotë se arma me të cilën ishte arrestuar nuk ishte kryer asnjë ngjarje kriminale me të, duhej të shkonte të shtëpi të kujdesej për nënën e tij, këtij shtetasi iu vendosën nën sekuestro pasuritë e tij, në ato pasuri të vendosur nga shteti ka ndodhur një ngjarje, është nën mbikqyrje3n e agjencisë, administrohej nga agjencia. Në datën 7 mars 2023 pasi doli me arrest shtëpie ai doli për veprën e armëmbajtjes ai qëndroi 3 muaj për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kemi qytetarë që kapen me shkopa bejsbolli për shkak se quhet armë e ftohtë qëndrojnë në paraburgim. Me punën aspak të mirë të policisë dhe vulën gjykatën ai duhet të japë llogari, burgjet i kemi të mbushura me qytetarë që nuk kanë bërë vepra. Ky person shkon në arrest shtëpi e kontrollohet dhe pesë ditë më vonë nuk gjendet më në shtëpi.", tha Hoxha e ftuar në emisioni "Top Talk".

Shkak i atentatit në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’, ku mbeti e vrarë banakierja dhe u plagosën 5 të tjerë dyshohet se është përplasja mes bandave. Në momentin e atentatit në lokal ka qenë vëllai i Fatjon Muratit dhe xhaxhai i tij, i cili mbeti i plagosur si edhe djali i xhaxhait. Vëllai i Fatjonit kishte pak kohë që ishte kthyer në vend. Hetuesit dyshojnë se është një përplasje mes bandave. Përqendrimet janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë-Krujë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona nga një distancë që futen brenda mjetit që dyshohet se janë autorët. Nga veprimet paraprake, dyshohet që dy nga autorët kanë dalë nga makina dhe një herë kanë qëlluar nga brenda në ecje.

Fatjon Murati është mik i ngushtë me Endrit Doklen, e ndërsa njihej për armiqësinë me grupit tjetër, atë të Ervis Martiaj (i zhdukur që në 9 gusht 2022). Murati është një person me precedentë të theksuar kriminal. Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt. Ka edhe një pistë tjetër që thuhet se shenjestër e këtij atentati ka qenë xhaxhai i tij, Shehat Murati, një prej të plagosurve më rëndë nga ky atentat i ditës së djeshme, mirëpo ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare. 

fatjon murati atentati në don bosko