Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë brenda pak minutave këtë propozim që bëri Agron Duka për të bashkuar opozitën në një federatë për të qenë bashkë kundër pushtetit socialist.
Berisha tha sot se nuk mund të ulet kurrë në një tryezë me Lulzim Bashën që e cilësoi “peng” të pushtetit dhe Edi Ramës.
“Nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me Bravat Qëndrimi është i prerë, me Taulant Ballën dhe Lulzim Bravën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi. Kjo është e vërteta. Opozita nuk mundet që të shkasë në pozicione të tilla. Opozita do të luftojë deri në fund për të vërteta që ajo mbron.” tha Berisha.
Opozita duhet të organizohet në një federatë për të unifikuar qëndrimet përballë mazhorancës në parlament.
Me këtë synim, platforma e prezantuar nga partitë e vogla për tejkalimin e krizës në të cilën është futur opozita, parashikon bashkimin e qëndrimeve duke ftuar të gjithë spektrin opozitar që të bëhet pjesë e saj.
“Institucionalizimi i federatës të opozitës ku përfshihen të gjithë faktorët opozitar dhe relevant opozitar të cilët marrëdhënien opozitare e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverisjen dhe anti-kushtetutshmërinë.”, tha sot Fatmir Mediu.
Pjesë e platformës ishte edhe tejkalimi i krizës së përfaqësimit në komisionin e reformës, ku si zgjidhje u propozua vota mes deputetëve të opozitës.
Në prezantimin e kësaj platforme nuk ishte i pranishëm as njerëzit e Bashës e as të Berishës, të cilët numerikisht përfaqësojnë edhe peshën më të madhe opozitare në vend. Agron Duka kërkoi prej tyre të lënë mënjanë të inateve personale pasi në të kundër sipas tij, 2025 do të shënojë humbjen e radhës.
Lini një Përgjigje