Më 24 janar, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, ka thirrur një protestë kombëtare, kundër Edi Ramës.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha ka ftuar qytetarët në protestë.
“Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar në datën 24 Janar, në një përpjekje të fuqishme të ngremë zërin tonë, të bashkuar që të dëgjohet në çdo votër shqiptare, të dëgjohet në të 4 anët e botës.
Vërtetë Shqipëria ka një organizatë kriminale si qeveri, vërtetë ka një kryeministër i cili pasi ka vjedhur dhe shpërdoruar miliarda para të taksapaguesve shqiptarë dhe prona publike. Po të kemi parasysh këtu portin e Durrësit, po të kemi parasysh 222 mijë metra katrorë në Gjipe, kanionin më panoramik të Shqipërisë, një nga kanionet më panoramike të botë.
Po të kemi parasysh Duranat, etj., etj., duhet pra të bashkohemi kundër kësaj te keqeje, në mënyrë që të rikthejmë në vatrat tona shpresën, të rikthejmë të ardhmen, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti, por i keqtrajtuar në mënyrë ekstreme nga hajdutët në pushtet.
Ndaj dhe në 24 Janar ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshe të Tiranës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje