TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 21:05

Protesta e opozitës, reagon Berisha: Narkobanditi me uniformë spërkat qytetarët me lëndë djegëse!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, reagon Berisha: Narkobanditi me uniformë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas protestës të zhvilluar nga opozita ditën e sotme në kryeqytet.

Berisha ka shpërndarë një video nga protesta në rrjetin e tij social “Facebook”, ndërsa shkruan se “narkobanditi me uniformë spërkat qytetarët në mosbindje civile me lëndë djegëse!”.

Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit vijuan me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh dhe akset kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Deputetët u ndanë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një orë.

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.

Lini një Përgjigje