TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 11:26

Protesta e PD, mesazhi i fundit i Berishës dhe Bardhit drejtuar qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, mesazhi i fundit i Berishës dhe Bardhit drejtuar
Berisha, Bardhi, Gjekmarkaj

Sali Berisha, kreu i PD-së, dhe Gazment Bardhi, kryetar i Grupit parlamentar, i janë drejtuar me një apel qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i kërkon qytetarëve që t’i bashkohen asaj që e konsideron si kryengritja e fitores.

“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën”, shprehet Berisha.

Ndërkohë një mesazh të ngjashëm ka shpërndarë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

“E martë, datë 10 Shkurt, ora 17:00, të gjithë bashkë në Tiranë, përpara Kryeministrisë, në protestën kombëtare, kundër qeverisë më të korruptuar në Europë dhe më gjerë”, shkruan Gazment Bardhi.

Kjo është protesta e dytë kombëtare në harkun kohor të dy javëve që opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka thirrur kundër asaj që e konsideron si regjimi i Edi Ramës.

 

protesta bardhi berisha

1 Komente

  1. S
    Sateri

    Kjo bande kriminelesh duhet te gjeje vendin e merituar, pasi po ndyjne edhe rruget.

    Lini një Përgjigje