TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 21:23

Protesta në Vlorë, deputetja Vokshi: Qytetarët pa ujë në mes të dimrit, përgjegjësit heshtin!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Vlorë, deputetja Vokshi: Qytetarët pa ujë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Vlorës, të cilët prej disa ditësh janë lënë pa ujë të pijshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi thekson se mungesa e ujit në mes të dimrit në një qytet bregdetar nuk është luks, por një nevojë jetike dhe e drejtë e qytetarëve.

Ajo shton se përgjegjësit për këtë situatë heshtin, ndërsa qytetarët po ngrihen për të kërkuar zgjidhje.

"Vlorë, qytet që nuk dorëzohet.

Qytetarët e Vlorës kanë dalë në protestë sepse disa ditësh janë lënë pa ujë. Në mes të dimrit, në një qytet bregdetar, uji mungon, ndërsa është heshtin.

Kjo nuk është politikë, kjo është nevojë jetike. Kjo nuk është luks, është e drejtë.

Mesazhi është i qartë: “Ju gala, ne pa la!” Vlorë, zëri yt është i drejtë dhe i fortë", shkruan deputetja teksa mbështet banorët në protestën e tyre kundër padrejtësisë dhe mungesës së shërbimeve bazë.

Lini një Përgjigje