TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 20:29

Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e
Pankarta nga protesta

Në ditën e 32-të të protestës, para Kryeministrisë u shfaq një figurë e Ramës e montuar si busti i Enver Hoxhës...

Pas 31 ditësh protestash të karakterizuara nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protesta e sotme ka shënuar një ndryshim të fortë në retorikë.

Për herë të parë, nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë është artikuluar hapur një paralajmërim për "rrëzimin" e kryeministrit, i shoqëruar me një skenografi që rikujton një nga momentet më të forta të historisë politike shqiptare, rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1991.

Një protestues ka nxjerrë në shesh një figurë të madhe të Edi Ramës, të montuar si busti i ish-diktatorit komunist, ndërsa para qytetarëve ka deklaruar se koha e kërkesave për dorëheqje po i lë vendin një faze tjetër të protestës.

"Kemi sjellë Ramën për të bërë provat finale përpara se ta rrëzojmë. Ne po i themi dorëhiqu, por ai nuk po na dëgjon. Kështu që fillojmë të përgatitemi për ta rrëzuar. Gjenerata Z, të gjithë bashkë: O dorëzohu, o rrëzohu!", deklaroi ai.

Deklarata u shoqërua me brohoritje nga një pjesë e protestuesve, ndërsa figura e Ramës e ngjashme me bustin e Enver Hoxhës u ngrit përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 32-të, deri më tani është zhvilluar kryesisht me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të klasës politike. Mesazhi i sotëm përbën një përshkallëzim të gjuhës së përdorur nga një pjesë e protestuesve, të cilët paralajmëruan se nuk do të heqin dorë nga aksionet e tyre deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

protesta rama

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Protesruesit shqiptar nuk jane gjenerata Z. Kjo eshte shpikje e Salehve dhe Ramutve. Ju jeni ne protest per krimet 36 vjeçar qe kryen ndaj shqiptarve pushtetarët nga ripjellja socialist dhe demokratike, e kto bashk ripjellje komuniste. Ju jeni shqiptar, jo gjerenat Z. E ne sportist ka nga te gjithe, qe nga moshat me rinore e deri te pleqet e përvuajtur. Mos e dijeni punen.

    1. A
      Argita

      Isha duke pare ndeshjen : Angli- Kongo, kur kaluan, mbas Statujes se SKENDERBEUT, jo me shume se 300 protestues, nga ku shumica ishin, 60-70 vjecar dhe rreth 50-60 persona, ishin shume te rinj, rreth 14-16, vjec. Te kercenojne qe po bejn revolucion 300 veta ?????, pa nje platforme, d.m.th, qe ky vend ka mbaruar. Me shume sens ka te shkoni te protestoni perpara SPAK, te jap vendimet, per SALI TRIMIN, sepse, PO KALOJNE SHUME VITE NGA :GERDECI, 21 JANARI, PARTIZANI. Nuk po kuptoj insistimin e nje turme, qe po kercenon ti vere flaken Shqiperise, qe ne realitet nuk jane me shume se 33 persona, me komandant KOLEN. Po KOLA,çfare perfaqeson, si perfaqesues, aresim, moshe ?

      Lini një Përgjigje