TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 18:35

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, sot votohen emrat e rinj; Berisha: Protestat, gjenerata ‘Z’ është zgjuar

Shkruar nga Pamfleti
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, sot votohen emrat e rinj;
Keshilli Kombetar i PD

Në selinë e PD-së ka nisur mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, anëtarët e së cilës u zgjodhën nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur pak javë më parë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar pritet të zgjedhë kreun e këtij forumi, që është drejtuar nga Edi Paloka prej disa vitesh, por që nuk do të rikandidojë më për këtë funksion.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka 3 pika në rendin e ditës:

1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar

2-Zgjedhja e Kryesisë së PD

3-Të tjera.

Propozimet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të PD-së do të propozohen nga kreu demokrat, ndërkohë që anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë të drejtë të propozojnë kandidatura të tjera, nëse do të ketë të tilla.

Sali Berisha e konsideroi përbërjen e Këshillit Kombëtar si më të fuqishmin që PD ka zgjedhur në të gjithë historinë e saj.

“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushtetit”, tha Berisha, duke shtuar se kjo mbledhje zhvillohet në një nga kohërat më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik.

Ai u ndal te protestat qytetare, që i konsideroi si zgjim të gjeneratës Z. “Lëvizja liberatore ka shpërthyer në Shqipëri. PD e cila zhvilloi një lëvizje epike, ka mbështetur fuqimisht këtë lëvizje, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Ai u shpreh se një lëvizje e ngjashme me këtë të ditëve të fundit është zhvilluar në kohën kur Edi Rama kërkonte të sillte në Shqipëri armët kimike. “Në atë kohë betejën e zhvilluan studentët dhe gjimnazistët, që u derdhën në rrugë, dhe detyruan despotin të anulonte vendimin e tij”, tha Berisha.

berisha keshilli kombetar pd

Lini një Përgjigje