TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 16:29

“PS e ka bazuar fushatën në akuza të pista”, Boçi: Socialistët po manipulojnë administratën, bëhuni pjesë e ndryshimit

Shkruar nga Pamfleti

“PS e ka bazuar fushatën në akuza të pista”,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së. Boçi i konsideroi shpifje ndërsa u shpreh se socialistët kanë manipuluar administratën.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që do të vijë në bashkinë e Elbasanit.

Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël,bashkë do e sjellim e bashkë do e bëjmë ndryshimin. Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë.

Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve.

PS e ka bazuar fushatën e saj në akuza të pista, siç edhe kanë qenë akuzat pararendëse. Ne jemi thirrur nga komisionarët tanë për shkak të pranisë së autoriteteve administrative bashkiake të zyrtarit që nuk duhet të jenë të pranishëm atje. Ne nuk kemi kërkuar me dhunë votën e administratës siç edhe e ka kërkuar PS”, tha ai.

luçiano boçi kandidati i "bashkë fitojmë" për bashkinë e elbasanit

Lini një Përgjigje