TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 16:23

PS ankesë në KQZ kundër Këlliçit dhe Boçit: Thyen heshtjen zgjedhore!

Shkruar nga Pamfleti

PS ankesë në KQZ kundër Këlliçit dhe Boçit:

Partia Socialiste i ka kërkuar KQZ-së të marrë masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit dhe të atij të Elbasanit, Luçiano Boçit me argumentin se gjatë konferencave për shtyp kanë bërë fushatë elektorale gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjate ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës
15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Kelliçi ka shkelur nenin 77 te Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje ne votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjate fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjslacionit ne fuqi, lutemi të merren masat në zbatim te nenit 174 te Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për te garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.”-shkruhet në ankesën e PS.

PS ankesë në KQZ kundër Këlliçit dhe Boçit:

ps belind këlliçi luciano boçi

Lini një Përgjigje