TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 10:14

PS vë në zbatim 'planin B' për mbledhjen e komisioneve online, Berisha: Klandestinitet me ballkava dhe tallava

Shkruar nga Pamfleti
PS vë në zbatim 'planin B' për mbledhjen e komisioneve
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga jashtë Kryesisë së Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat, ku ironizoi mbledhjen e komisioneve online, duke marrë shkas nga kaosi i krijuar në mbledhjet e fundit.

“Rama ka tmerr, ata janë deputetë (deputetët e PD të përjashtuar). E morët vesh, Edi Rama kaloi në klandestinitet Parlamentin, një klandestinitet me ballkavare dhe tallavara.”, tha Berisha.

Siç ishte paralajmëruar socialistët nisën zbatimin e planit B.  Komisioni i Ekonomisë nisi në orën 10:00 mbledhjen online duke vijuar diskutimin përmes platformës Zoom. 

Axhenda e ngjeshur e Kuvendit

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024.

Pas paralajmërimit të grupit të Rithemelimit, se do vijonin me skenarin e kaosit  për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. PS vendosi të ndërmarrë planin B atë të mbledhjeve online.

Ndërkohë Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, të cilin Gjykata e ka thirrur sot për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”.

Grupi i Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën dhe mbështetësit e Gazment Bardhit janë shprehur të vendosur se do të vijojnë kaosin derisa të përmbushen kërkesat e tyre mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

sali berisha

Lini një Përgjigje