TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 21:51

Samiti i Tiranës, Ursula von der Leyen: Moment historik, as shiu i rrëmbyeshëm nuk na ndali

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Tiranës, Ursula von der Leyen: Moment historik, as shiu i

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që zhvilloi punimet në Tiranë, duke e cilësuar si një moment historik dhe simbolik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po binte shi i rrëmbyeshëm në Tiranë – por nuk na zbehu aspak moralin!” shkroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X, duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen.

Ajo theksoi se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor, dhe e cilësoi si një “simbol të fuqishëm” të afërsisë së rajonit me Bashkimin Evropian.

“Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi presidentja e KE-së.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ursula von der Leyen (@ursulavonderleyen)

Lini një Përgjigje