
Adriatik Lapaj, i cili drejtoi fushatën e Shqipëria Bëhet e cilat në zgjedhjet e 11 majit ishte në koalicion me Nisma Thurje, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rezultatin, ku koalicioni mori 1 mandat deputeti.
Nuk dihet nëse Lapaj do të hyjë vetë në Parlament, apo do ia lerë vendin një tjetër emri nga koalicioni, por në mesazhin në rrjetet sociale, ai paralajmëron se beteja politike do të vazhdojë.
Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” mori 1 deputet në Qarkun e Tiranës dhe sipas rezultateve nga numërimi, Adriatik Lapaj kryeson me 4530 vota, kundrejt 2455 të Endri Shabanit.
Postimi i Lapajt:
Të dua Shqipëri!
1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!
-Viktor Hygo
Lini një Përgjigje