Politike24 Tetor 2023, 19:37

“Punoni për atdheun, ka nevojë për ju”/ Basha falënderon Papa Franceskun për mesazhin drejtuar  të rinjve shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

“Punoni për atdheun, ka nevojë për ju”/ Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka falënderuar Papa Françeskun për mesazhin drejtuar të rinjve shqiptarë, ku ju kërkonte të mos e braktisnin vendin, por të qëndronin dhe të punonin për të.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha tha se duhet bërë më shumë për t’u krijuar kushtet që rinia shqiptare të zhvillojë ambiciet dhe ëndrrat në Shqipërinë tonë.

Mirënjohje Papa Françeskut për këtë mesazh shprese dhe inkurajimi për të rinjtë tanë. Vendi i tyre ka nevojë për ta dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t’u krijuar kushtet që rinia jonë e mrekullueshme të zhvillojë ambiciet dhe ëndrrat në Shqipërinë tonë të bekuar me shumë mundësi e bukuri. Falemnderit Dom Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës që mundësoi këtë mesazh kaq të veçantë”, shkruan Basha.

basha papa