TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 12:15

Qeveria e re/ Rama mbërrin në Presidencë, dorëzon për dekretim emrat e ministrave të rinj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria e re/ Rama mbërrin në Presidencë, dorëzon për
Presidenti Begaj dhe Rama

Pritet që Presidenti Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë.

Ndërkohë, pritet që Presidenti Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.

Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsa të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend.

Kush janë ministrat e zgjedhur për mandatin e 4-t

Kryeministri Rama zbuloi dje emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kreu i qeverisë ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqëëisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

rama mbërrin në presidencë

Lini një Përgjigje