Sara Mila, deputetja e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, i drejtohet sot Kuvendit për t’u betuar si ligjvënëse e re në radhët e Partisë Socialiste.
Teksa kamerat ishin kthyer nga deputetja më e re, detaji që ra në sy ishte shalli që mbante në qafë.

Në shall ishin të printuara ofendimet që ka marrë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.
“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna. Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.
Ajo refuzoi të fliste para gazetarëve, ndërsa këtë pasdite pritet të betohet sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Sara 29- vjeçarja e dalë nga qarku i Elbasanit, me një profil modest publik, rezulton më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura, ndërkohë që opozita e shpjegon suksesin e saj elektoral me ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje.
Lini një Përgjigje