Politike27 Prill 2023, 21:06

Qeveria në aksion për vota/ Pas bonuseve për tërmetin, nis shpërndarja e naftës falas

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria në aksion për vota/ Pas bonuseve për tërmetin, nis

Mazhoranca ka aktivizuar të gjithë makinerinë shtetërore për blerjen e votave. Një ditë më parë u denoncua se si në llogaritë e qytetarëve të prekur nga tërmeti janë kaluar para, me argumentin se janë pjesë e bonuseve që ata marrin.

Por duket se kjo nuk është lëvizja e vetme. qeveria do të nisë shpërndarjen e naftës për fermerët. Sipas saj, të hënën mbi 2000 fermerë duhet të bëhen gati të tërheqin naftën falas.

Duke filluar nga java tjetër jemi gati të shpërndajmë subvencionet për ‘Skemën Kombëtare 2023’. Janë 2000 karta nafte të printuara për Skemën e Naftës, kështu do të vijojmë deri sa të shkojmë në fund”, bëri të ditur ministrja.

Duhet theksuar se pak ditë më parë morën bonuse dhe pensionistët, ndërkohë që kryeministri ka premtuar rritje pagash.

krifca nafta zgjedhje