TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 19:42

Luçiano Boçi kërkon mbylljen e inceneratorit të Elbasanit: Është dënimi ynë kolektiv me vdekje

Shkruar nga Pamfleti
Luçiano Boçi kërkon mbylljen e inceneratorit të
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar të mbyllet dhe të fiket përfundimisht inceneratori i Elbasanit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Boçi shkruan se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit nga një skotë e paskrupullt.

Më tej ai shton se kjo është një gjurmë e një beteje të hershme mes tij dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin.

“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.

Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt. Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, shkruan Boçi.

luciano boci inceneratori i elbasanit mbyllje

Lini një Përgjigje