TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 11:09

Qytetari e pyet për Berishën, Rama: Kam vite që se llogaris, ai është e keqja e këtij vendi

Shkruar nga Pamfleti
Qytetari e pyet për Berishën, Rama: Kam vite që se llogaris, ai
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e njësisë numër 3 të kryeqytetit, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026. 

Teksa një qytetar përmendi kundërshtarin e tij politik Sali Berishën, Rama u shpreh se nuk e llogarit duke e cilësuar si 'të keqen e vendit'.

"Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht.

Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka", u shpreh Rama. 

Lini një Përgjigje